Ulërima dhe të qara, si u shpëtuan nga mbytja tre të miturit në Divjakë (VIDEO)
Ditën e djeshme, më 26 korrik 2020 në Plazhin e Divjakës, Vrojtuesit e Plazhit në bashkëpunim me shërbimin e patrullës së përgjithshme në plazh, kanë arritur të shpëtojnë 3 të mitur nga mbytja, M.A. 14 vjeç, E.A. 12 vjeç dhe F.U. 17 vjeç.

Të tre të miturit kishin kaluar bovat kufizuese, kur janë konstatuar nga Vrojtuesi Markelian Stefi, i cili ka njoftuar edhe patrullën e plazhit të Divjakës.

Markeliani, se bashku me Maksut Mullai, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe Vrojtuesit, ku fatmirësisht u kanë shpëtuar jetën.

Nga shërbimet policore është njoftuar autoambulanca e Divjakës dhe 3 të mitiurit janë dërguar për në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore të specializuar.

Mësohet se tre të fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën dhe shëndoshë e mirë.
Shtuar më 27/07/2020, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori