Ulërima dhe panik në Tiranë, burri hidhet nga kati i katërt
Pëlqej
Një ngjarje shumë e rëndë ka shkaktuar panik në Tiranë këtë pasdite pasi një person është hedhur nga ballkoni.

Sipas raportimeve të parë, bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-tave, i cili është përplasur mbi një tendë të një lokali dhe më pas ka rënë në tokë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar tek pallatet përtej Unazës së Re ose tek vendi i njohur ndryshe si “Pallati i Pelivanit”.

Burri në fjalë është hedhur nga kati i katërt dhe është dërguar në spital me shenja jete.

Informacion Paraprak

Më datë 16.08.2018, rreth orës 17:47, në Unazë të Re, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i 4 – të i banesës shtetasi D. B., rreth 60 vjeç.

Shtetasi i mësipërm u dërgua në spital për ndihmë mjekësore në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave./albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori