Ulen temperaturat, si pritet të jetë moti sot
Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 20ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 13ºC.

Shtuar më 14/11/2019, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori