Vendi ynë gradualisht është prekur nga vala e të ftohtit polar që në fillim të kësaj jave kishte përfshirë Evropën.
Temperaturat e
ulëta dhe lagështia e ajrit do të sjellin
reshje dëborë në pjesën më të madhe të territorit, por në sasi jo të konsiderueshme.
Sipas Meteoalb, sot
temperaturat do të pësojnë një
rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në
zonat malore, nga -7°C në 01°C, në
zonat e
ulëta nga 01ºC në 06°C dhe në
zonat bregdetare nga 04°C në 8°C.
Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me
reshje dëbore në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një
rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në
zonat malore nga -6°C në 00°C dhe në
zonat e
ulëta nga -3°C në 03°C.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 08:06