UKT: Institucionet shtetërore të paguajnë borxhin 1.8 mln Usd
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka publikuar gjatë së enjtes listën me një sërë institucionesh shtetërore të cilat janë debitore ndaj kësaj ndërmarrje. Npërmjet një njoftimi për shtyp, UKT ka bërë të ditur se borxhi i institucioneve shtetërore rezulton të jetë rreth 1 milion e 800 mijë dollarë.

“13 komuna e bashki janë debitore me 500 mijë dollarë, 5 prej tyre zënë peshën kryesore. Ndërsa pjesa tjetër e borxhit, 1 milion e 300 mijë dollarë, vjen nga institucionet buxhetore”, ka deklaruar UKT. Ndërmarrja ka paralajmëruar më tej institucionet debitore që të shlyejnë detyrimet, në të kundërt do të përballen me ligjin. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2012, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori