Ukrainë, shtohen akuzat ndaj ish-kyeministres
Rëndohen akuzat ndaj ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, sipas avokatit të saj mbrojtës, prokurorët kanë paraqitur katër akuza të reja kundër klientes së tij.

Avokati i saj, Serhy Vllashenko tha se të gjitha akuzat ndërlidhen me taksat dhe menaxhimin e kompanisë importuese të gazit në Ukrainë gjatë viteve 90-të.
Një gjykatë në Kiev e shpalli fajtore në muajin tetor Timoshenkon, figurën më të njohur e opozitës në Ukrainë, për urdhërimin dhe nënshkrimin ilegal të një kontrate me Rusinë për importin e gazit natyror.

Qeveritë e vendeve perëndimore kritikuan burgosjen e Timoshenkos dhe e cilësuan atë të motivuar politikisht.
Liderja e opozitës tha se është viktimë e hakmarrjes politike të presidentit, Viktor Janukoviç.

Timoshenko ka mohuar të gjitha akuzat që flasin për kohën e udhëheqjes së kompanisë, “Sistemet e Unifikuara të Energjisë”, që ishte importuesi kryesor i gazit rus për në Ukrainë prej vitit 1995 e deri më 1997./albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori