E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Ukraina shpall ligjin e luftës, Europa në prag shpërthimi (VIDEO)
Ukraina ka shpallur ligjin e luftës në disa zona të vendit duke u përgatitur kështu seriozisht për një situatë lufte me Rusinë nëse këta të fundit vijojnë agresionin siç ishte rasti më i fundit i kapjes së tre anijeve ushtarake në ngushtitën Kerch.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës i drejtuar nga Presidenti Petro Poroshenko, shkruan Albeu.com.

Ligji i luftës do të ketë efekt deri më datë 27 janar të këtij viti dhe parashikon që në zonat ku është shpallur, industria të prodhojë në shërbim të mbrojtjes duke kufizuar njëkohësisht edhe lëvizjen e lire të qytetarëve.

Dy ditë më parë, anijet luftarake ruse dhe forcat speciale kapen tre anije ukrainase të cilat po tentonin të kalonin në detin Azov përmes ngushtisë së Kerch-it.

Rusia deklaroi se anije ukrainase po kryenin veprime të rrezikshme në det dhe se nuk i ishin bindur urdhrave të tyre.

Ndërkohë, Ukraina e cilësoi këtë një agresion dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vendet janë në gjendje lufte që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori