Uilliamsoni çoi në Hagë Millosheviçin
Prokurori i Task-Forcës së Bashkimit Evropian, Clint Uilliamson, që ka hetuar pretendimet e Dic Martyt, ka rikujtuar se ka qenë njeriu që ka ngritur akt-akuzën kundër Millosheviçit për krimet e luftës në Kosovë.

“ Unë isha në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999">1999 dhe unë e mbikëqyra hetimin pasues nga TPNJ-ja për krimet e kryera nga serbë gjatë asaj periudhe, duke e shkruar si bashkautor aktakuzën e parë kundër Slobodan Milosheviçit dhe të tjerave për krimet e drejtuar kundër viktimave shqiptare kosovare. Unë kisha një rol udhëheqës në nxjerrjen e kufomave nga varrimet masive gjatë verës së vitit 1999">1999 ku trupat e mijëra viktimeve shqiptare kosovare janë rimarrë. Unë shkova në shumë vende të krimeve nëpër Kosovë dhe kam kaluar shumë orë duke biseduar me viktime dhe familjarët që kanë humbur të dashurat", ka thënë Uilliamson.

Ai ka shtuar se angazhimi i tij është të vërë drejtësi në atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës, duke ngritur akuza kundrejt personave që kanë kryer krime, pavarësisht etnisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori