Uilliamson akuzon rëndë UÇK-në
UPDATE - Clint Uilliamson tha në fjalën e tij u shpreh se nuk e hedh poshtë se mund të ketë patur edhe trafik organesh njerëzore gjatë luftës, por se nuk janë gjetur dëshmi.

"Nuk e përjashtoj mundësinë përfshirjes në këtë aktakuzë edhe trafikimin e organeve nëse gjejmë dëshmi", tha Uilliamson.

Ai tha se Gjykata duhet të themelohet por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi.

Prokurori amerikan ka shtuar se deri në themelimin e Gjykatës, gjetjet nuk do të bëhen publike.

“Unë do ta largohem dhe do t'ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka shtuar ai.

Uilliamson theksoi se janë 10 akuza për krime lufte.

10:45 - Prokurori amerikan për krimet e luftës, Clint Uilliamson, në fjalën e tij nga Brukseli, ka hedhur akuza të rënda ndaj UÇK-së.

Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime ndaj serbëve dhe se këto krime nuk kanë qenë sporadike, por kanë qenë të mirëkoordinuara nga udhëheqja e lartë e UÇK-së.

Ai ka shtuar se “ka bazë për aktakuzë ndaj disa zyrtarëve të UÇK’së”.

Uiallimason ka nënvizuar edhe se "nuk ka patur trafik të organeve në masë"./albeu.com/

Shtuar më 29/07/2014, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori