Një anije me emigrantë është përmbytur në Kios të Greqisë. Sipas mediave greke, 4 persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë, 4 dhe 10 vjeç.
Sipas vlerësimeve, dy trupat e tjerë janë gra, të moshës 35 deri në 40 vjeç.
Ndërkohë një person është zhdukur, ndërsa kërkimet vijojnë. Deri më tani janë shpëtuar 22 persona (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë).
aportohet se anija u mbyt ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën Kios-Çesme dhe të zbrisnin në brigjet e ishullit./albeu.com