Gjarpri 2 metra në mes të Tiranës, shokohet qytetari kur hap derën e makinës (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një burrë është shokuar nga ajo që ka parë brenda makinës së tij.


Siç shihet edhe në video, një gjarpër me një gjatësi të konsiderueshme dhe mjaft i frikshëm varet në derën e mjetit, ndërkohë që pronari i makinës përpiqet ta largojë.

Video është bërë në një nga rrugët e Tiranës, ku mesa duket pronari kishte parkuar mjetin.

Ndëkrohë që ende nuk dihet se si gjarpri kapërfunduar brenda në makinë.


Shtuar 12.06.2023 18:50