Udhëtimi drejt Malit të Zi, rregullat e reja që duhet të dini
Qytetarët shqiptarë, të cilët udhëtojnë drejt Malit të Zi janë njoftuar për rregullat e reja për kalimin drejt vendit fqinj.

Ashtu sikurse është bërë me dije , Mali i Zi ka marrë vendimin se duke filluar nga 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Policia Kufitare sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Njoftimi i plotë

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori