"Ua bëj hallall mallkimet", Rama paralajmëron ndëshkime për ata që nuk respektojnë rregullat (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” ku tregohet si do të funksionojë me lejet për daljen për pazar.

Aplikimi bëhet nga e diela dhe zbatimi nis të hënën.

“Kur aplikoni me e-albania aprovimi ju vjen menjëherë ndërsa me sms përgjigja vjen pas 24 orësh. Leje mund të marrë vetëm një person i familjes për nevojat më bazike si ushqimet dhe ilaçet! Kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet, ai vlen për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare, sqarohet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

“Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë.

Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga shtrëngimi i masave dhe uniteti kombëtar për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund!

Të gjitha rregullohen, por jeta nuk na jepet dy herë dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po të vdekurit nuk ringjallen më kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, shkruan Rama.
Shtuar më 28/03/2020, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori