U zunë për një varr, flet autori i ngjarjes së rëndë në Korçë: Nuk kisha qetësi në shpirt
Një nfgjarje e rëndë tronditi pak më parë Korçën, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta Zamir Topi qëlloi për vdekje në mes të pazarit Dashnor Osmanin.

Pas kapjes ky i fundit ka dhënë dëshminë e parë për forcat e rendit.

Zamir Topi është shprehur për ABC news se ishin nga i njëjti fshat, Porcesta e Korçës dhe se janë konfliktuar prej kohësh me Dashnor Osmanin.

Shkak për konfliktin ishte bërë një varr.

Topi është shprehur se i kishte kërkuar prej disa kohësh Dashnor Osmanit që të hiqte eshtrat e nënës së tij që i kishte vendosur sipas autorit të vrasjes në varrin e nënës së këtij të fundit.

“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.

Ky i fundit qëlloi gjatë mesditës së sotme Dashnor Osmanin më shumë se dhjetë herë me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishine dhe gruaja e vajza e viktimës, të cilat kanë ndërhyrje për të shtyrë autorin, por pa rezultat.


Shtuar më 28/01/2020, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori