U zunë për motive të dobëta, 26 vjeçari goditet në kokë me mjet prerës
Si pasojë e një sherri për motive të dobëta ka mbetur i plagosur një 26 vjeçar në Durrës.

I riu ka marrë plagë në kokë pasi është goditur me mjete prerës, të tipit gërshërë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ne nje sqarim per mediat beri me dije se sot, më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D., 25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Kjo pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç, banues në fshatin Rinia.

Ky i fundit sipas policise, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Shtuar më 07/10/2019, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori