U zhduk pa lënë gjurmë, familjarët apel për gjetjen e të moshuarit
Një 70-vjeçar është larguar pa lënë gjurmë, nga banesa në orët e para të mëngjesit, të ditës së sotme.

Hamit Kurti, banues në Gjirin e Lalzit është larguar nga shtëpia rreth orës pesë, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Mësohet si Kurti vuan nga probleme me sklerozën, ndërsa në momentin që është larguar nga shtëpia mbante veshur një këmishë ngjyrë beze dhe një xhup ngjyrë të zi me blu.

Familjarët bëjnë thirrje që çdokush që ka informacione për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin e celularit: +355 69 852 8508.
Shtuar më 29/11/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori