U zhduk 3 muaj më parë, kujt i përket trupi në Pukë
Trupi i dekompozuar i gjetur në Pukë i përket një 45 vjeçari i cili ishte zhdukur rreth tre muaj më parë.

Ai është gjetur në mal sipër staneve të fshatit Marrnaq të Njësisë Administrative Qelëz të Pukës.

Shtetasi Zef Nikollë Prenga ishte lindur në fshatin Gojan i Madh dhe banues në Krujë ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 24/03/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori