E FUNDIT/ Plas me armë në Kashar
U zgjodh Kryeprokuror, zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën
Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Ambasada Gjermane Tiranë shkruan se ambasadori gjate takimit u shpreh:

“Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.“ /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2019, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori