Olsian Çela është zgjedhur Kryeprokurori i ri i Shqipërisë. Kuvendi miratoi me 101 vota pro dhe 2 kundër dhe 10 abstenim kandidaturën e tij për të qenë në krye të
akuzës në Shqipëri.
Por kush është Olsian Çela?
Ai drejtoi për 4 vite me radhë prokurorinë për Krime të
Rënda, kohë gjatë së cilës u goditën banda të fuqishme kriminale.
Madje ai ka një histori përplasjeje me ish-prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku pasi ajo e transferoi përkohësisht në institucionin e
akuzës në Berat, pas një debati për dosjen “Shullazi” tek Krimet e
Rënda".
I konsideruar si ‘
prokurori i dosjeve të forta’, e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e
akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e
Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.
Është njohës i 4 gjuhëve të huaja.
Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.
Shtuar më 05/12/2019,
ora 15:41