U vranë me bukë në gojë, detaje tronditëse nga krimi në Mat

Pëlqej
Mati është tronditur pasditen e sotme nga të shtëna armësh ku
nga të dhënat paraprake të policisë mbetën të vrarë dy punonjës të bashkisë.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga kjo vrasje e dyfishtë.

Mësohet se dy punonjësit e bashkisë kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të re, dhe ndërkohë që kishin mbaruar punën ata ishin ulur në një lokal për të ngrën bukë.

Pikërisht në këtë moment, një person i paidentifikuar ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori