U vra për gjakmarrje? Dalin detaje të reja për vrasjen në Mamurras
Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari i zhdukur prej datës 25 janar të këtij viti.

Mësohet se viktima ka shenja në trup që tregojnë se është vrarë me sende të forta dhe është hedhur në kanal.

Ai është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit.

Familjarët e tij e shpallën në kërkim pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Mësohet se familja e Shkretës ishte në hasmësi me familjen Llanaj gjithashtu në Mamurras, çka shton dyshimet se krimi mund të jetë për gjakmarrje. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori