U vra pasi qëlloi mbi policinë, zbulohet e shkuara kriminale e Kostandinos Kaçifas
Kostandinos Kaçifas, minoritari grek i vrarë dje nga forcat RENEA pasi qëlloi mbi policinë, rezulton se ka qenë ndaluar nga policia greke në vitin 2009, si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të narotikëve.

Në atë kohë, policia gjeti një sasi kanabisi në automjetin e tij dhe në shtëpi.

Në Athinë, 35 vjeçari ka patur edhe një dosje tjetër, ku është hetuar për përfshirjen e tij drejt ekstremit të djathtë shkruan tch.

Raportohet se Kaçifas nuk ka qenë anëtar i “Agimit të Artë”, por ka marrë pjesë në protestat e tyre dhe gradualisht është larguar nga kjo parti ekstremiste në Greqi.
Shtuar më 29/10/2018, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori