U vra në atentat, Billa ishte mik me Noizyn
Hekuran Billa u ekzekutua te Komuna e Parisit në një atentat mafioz vetëm dy ditë më parë.

Mësohet se Billa shoqërohej me një rreth reperësh, midis tyre edhe Noizy, i cili e ka viizituar edhe në burg gjatë kohës që vuante dënimin.

“Qofsh i xhenetit lal, do jesh gjithmonë në zemrat tona”, kanë shkruar miqtë e tij për Billën. Ajo që bie në sy është 40-vjeçari bënte një jetë mjaft luksoze me veshje të shtrenjta dhe makina të tipit të fundit.

Hekuran Billa kishte njohje me disa reperë të njohur shqiptarë, mes tyre edhe Noizyn dhe pjesëtarë të tjerë të grupit OTR në radhët e të cilëve njihej me pseudonim “Daja”. ABC News mëson se disa prej tyre janë parë mbrëmjen e 11 qershorit pranë vendit ku u ekzekutua Billa.

Billa u vra me plumb silenciator në zonën e Komunës së Parisit, teksa po kthehej nga Durrësi, në automjetin e tij BMW X6. Autorët e qëlluan teksa ishte në lëvizje, çka bëri që ai të përplasej me disa makina të tjera përpara tij.

Pista kryesore për ekzekutimin e tij është një ngjarje e ndodhur në vitin 2006 në Angli, ku Billa vrau me armë zjarri Prel Markun. Policia ka shpallur në kërkim vëllain e këtij të fundit, pasi pas kontrollit të kryer, ai nuk është gjetur në banesën e tij.

Ditën kur u vra Hekuran Billa duhet të ishte pas hekurave duke vuajtur dënimin përjetë, por Gjykata e Apelit e liroi nga ky dënim, e më pas gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha firmosi lirimin e tij nga qelia me argumentin se duhet të punonte për ilaçet e prindërve, pavarësisht se Billa ishte biznesmen dhe kishte në pronësi disa dyqane në Tiranë.

Shtuar më 13/06/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori