U vra me silenciator, misteri i ekzekutimit në Shkodër
Pëlqej
Një 60 vjecar është gjetur i vrarë ditën e djeshme në punishten e tij në Shkodër.

Fillimisht Mehdi Kavaja i cili punonte në lagjen Tophane ku ai bënte riparime bravash të automjeteve, u tha se vdiq për arsye natyrale por tashmë është vërtetuar se brenda kokës së tij është gjendur një plumb.

Dyshohet se ekzekutimi mund të jetë bërë me pistoletë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. 60-vjeçari riparonte brava automjetesh në punishten e tij.

Servisi ku punonte prej vitesh 60-vjeçari Mehdi Kavaja në qytetin e Shkodrës ndodhet në katin e parë të banesës së tij private.

Nisur nga një fakt tillë, ku familjarët dhe fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, dyshohet se vrasja e tij mund të jetë bërë me silenciator.

Mister mbetet autori, pasi Kavaja njihej si një person shembullor në qytetin e Shkodrës dhe të gjithë kishin respekt për 60-vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori