U vra me dy plumba, pamje nga vrasja që tronditi Fierin (FOTO LAJM)

Një person ka mbetur i vrarë brenda automjetit të tij në Fier, me dy plumba. Makina ku gjendet ende trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.
Shtuar më 01/02/2021, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori