U vra me 7 plumba në Prezë, identifikohet autori i vrasjes së taksistit
Abdulla Budlla, 71 vjec u vra disa ditë më parë në Prezë me 7 plumba.

Por Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës duket se kanë identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla.

Mister nga ngjarja mbetet fakti se asnjë nga gëzhojat me të cilat u ekzekutua viktima nuk është gjetur në vendngjarje.

Dyshimet janë se arma mund të ketë qenë me mulli, ose që gëzhojat të kenë rënë brenda makinës së atentatorëve.

Ndër pistat kryesore për vrasjen e tij është e shkuara e tre djemve të tij në Itali.


Shtuar më 05/08/2020, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori