Një 48 vjecar është vrarë mbrëmjen e sotme vetëm 100 metra para se të mbërrinte në banesë.
Akoma nuk ka pista për shkaqet e këtij atentati, ndërkohë që
shtetasi me inicalet Q.H nuk njihet se person me precednt penal dhe me profesion ishte fermer.
NJOFTIMI I PLOTË
Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri
shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.
Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.
Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes,
Drejtoria Vendore e Policisë
Fier dhe FNSH
Fier në vendngjarje.
Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018,
ora 23:26