U vetëdorëzua dje, zyrtari socialist lihet i lirë
Zv/drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, është lënë i lirë ditën e sotme duke marrë masën e “Detyrim paraqitje”.

Mësohet se e njëjta masë është dhënë edhe për edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin Flavio Rexho dhe ekonomistin Redi.K.

Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-se.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.
Shtuar më 14/08/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori