"U tremba prandaj u largova", zbardhet dëshmia e shoferit që përplasi për vdekje shqiptarin në Itali
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 janarit në Itali, ku si pasojë 36 vjeçari shqiptar Franko Gjinaj humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në provincën që lidh Orbasanon me Stupinigi, në zonën e Torinos. Pas aksidentit shoferi 34-vjeçar, nga Giaveno u largua nga vendngjarja, duke thënë “unë u tremba dhe prandaj u largova”.

Nga hetimet e policisë rezultoi se personi në timon, nuk e kishte parë 36-vjeçarin që po kalonte rrugën në një vend ku nuk kishte ndriçim dhe as vendkalim për këmbësorë, pasi kishte mjegull të dendur.

Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, e zuri paniku dhe u largua.

Hetuesit e gjurmuan autorin falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe dëmtimit të logos Volksëagen të makinës, copëza që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Gjatë punës së tyre për kapjen e autorit, policia gjeti makinën, të dëmtuar dhe me gjurmë gjaku në një garazh. Burri e kishte marrë atë për ta riparuar.

Shtuar më 22/01/2020, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori