U tha shqiptarëve mos presin në doganë, vetë kreu i emergjencave shijon pushimet (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, në mes të kaosit e radhëve kilometrike kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u tha shqiptarëve të kthehen në shtëpi, teksa sot është fotografuar në fshatin turistik të Vunoit.

Çako u shpreh dje për mediat se po punohet për normalizim të situatës, ndërkohë që një ditë pas kësaj deklarate është parë të pushojë pranë bregdetit.

Ditën e sotme, u arrit një marrëveshje që të vijojë puna në pikat doganore edhe pse ishin vendosur limite në numrin e qytetarëve.

E gjitha kjo situatë ësht shkaktuar pasi nga dita e nesërme Greqia do të forcojë masat kundrejt COVID-19.
Shtuar më 16/08/2020, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori