U tha se u rrah nga kunati i Niko Peleshit, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë (VIDEO)
Ditën e djeshme u bë virale një foto e koleksionistit Gjergji Thimio i cili duket i gjakosur tek hundët. Pas publikimit të kësaj fotoje, ka pasur shumë reagime nga politika, ndërsa shumë personazhe kanë thënë se kunati i Niko Peleshit e ka goditur Gjergji Thimion, pas denoncimeve që ka bërë kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me një dënim në Francë, sipas tij, për vjedhje ikonash.

Thimio, më shumë sesa një denoncues apo një person i dhunuar, duket se bën kallëzime të reme dhe gënjen opinionin publik për të qënë pjesë e tregut mediatik, apo për të përfituar ndoshta nesër politikisht. Një burim zyrtar nga policia i tha CNA.al se është e disata herë që Thimio bën këllëzime dhe denoncime të rreme. Pa e prekur askush, pa pasur asnjë rrahje, provokon, shan dhe gënjen njerëz të tjerë, ushtron presion dhe pastaj kruan hundët për t’i gjakosur, bën dhe foto, e del e akuzon se e kanë rrahur apo goditur.

Në kamera duket mjaft qartë që Olti Tele kalon me makinë dhe ndalon të parkojë. Gjergji Thimio del përpara, debaton, por në 3.3 minuta që është e gjithë ngjarja nuk ka asnjë moment që të preken me dorë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, duket qartë se Olti Tele futet në makinë, del, ngre dhe një penguese në rrugë dhe largohet qetësisht.

Në asnjë moment nuk duket të përplaset ta godasë Gjergji Thimion. Përkundrazi, kamera tregon qartë sesi Gjergji Thimio vërtitet rreth makinës së tij duke e provokuar, duket se shtetasi Olti Tele nuk bie pre e provokimit, hipën në mjet dhe largohet dhe shmang totalisht përplasjen.

Më pas publikohet një foto, ku duket i gjakosur Gjergji Thimio, ndërsa në sfond duket makina e kunatit të Niko Peleshit, i cili quhet Olti Tele. Kamera tregon qartë se nuk ka as përplasje fizike, as goditje dhe as rrahje. Video është e plotë, dhe tregon se Gjergji Thimio inskenon, gënjen publikisht, dhe minimalisht ka bërë një kalëzim të rremë në polici.

Shtuar më 20/07/2020, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori