U tha se paditi gazetarin gjerman, Peter Tiede nxjerr "blof" Ramën: Asnjë denoncim nuk ka bërë ndaj meje dhe "Bild"

Gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Peter Tiede në një komunikim ekskluzive për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës ‘Bild’, e cila disa kohë më parë publikoi përgjimet e shitblerjes së votave dhe që kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, per t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për vërtetësinë e akuzave.

Megjithatë sipas Tiede, një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykate ndaj tij apo ‘BILD.

“Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, një letër me dengla në të cilën thuhej se kryeministri nuk ka qenë kurrë në lidhje me krimin apo mafian, që votat nuk janë blerë.

Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë… Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur. Nuk ka asgjë ndaj meje dhe as ‘Bild’-it në gjykatë apo ndokund tjetër.”

Ka qenë kjo përgjigja e gazetarit gjerman pas interesimit të FaxNews përmes gazetares Edona Haklaj mbi rastin e procedimit apo jo nga ana e kryeministrit për sa i përket publikimeve të gazetës gjermane ‘BILD’.
Shtuar më 22/10/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori