U tha se do shkarkohej, çfarë bën Presidenti Meta një ditë pasi nuk dekretoi Lleshin
Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga kryeministri, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Këtë vendim mësohet se presidenti Meta, ia ka komunikuar vetë në zyrën e tij, Sandër Lleshit, pas një takimi kokë më kokë në Presidencë.

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Por pas kësaj një pyetje e re ka lindur në politikën shqiptare.

A do të shkarkohet presidenti Ilir Meta nga detyra pas mosdekretimit të Sandër Lleshajt?

Por kjo pyetje mesa duket nuk e shqetwson aspak Metwn.

Në një postim në Facebook ai i ka uruar “mirëmgjes” shqiptarëve, teksa shihet i ulur në një ballkon me filxhanin e kafes në dorë.


“Të dashur miq! Ju uroj një të diele të mbarë në këtë ditë plot diell,” shkruan Meta. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori