E kishin kthyer lokalin në “pikë” droge, arrestohen babë e bir në Shkodër

Sekuestrohet kanabis dhe doza kokaine në Shkodër, ndërsa në pranga kanë rënë babë e bir. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasve me inicialet N. K., dhe P. K., (babë e bir), në lagjen “Skënderbeg”, ku gjet edhe drogë.

Njoftimi:

Goditën 2 raste të tjera të sigurimit të lëndëve narkotike, për shitje në sasi dhe në doza. Sekuestrohen 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe dhjetëra doza të kësaj lënde dhe të lëndës narkotike kokainë.

✅Kishin përshtatur lokalin që kishin në pronësi, në lagjen “Skënderbeg”, për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativës, arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

-Procedohet në gjendje të lirë një 22-vjeçar që u kap në këtë lokal, me doza kokaine me vete.

✅Kishte siguruar rreth 1.3 kg cannabis sativa dhe lëvizte me motomjet, për ta shitur atë në doza, procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 16-vjeçari.

 


Shtuar 10.09.2023 13:25