Sabiani bisedon me Luizin për lidhjen e Keisit: Ju nuk duhet të flisnit në emrin tim (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Sabiani biseduan mbrëmë për marrëdhënien e krijuar mes Keis Medinit dhe Krist Aliajt. Sabiani tha se gabimi që kanë bërë banorët është që kanë thënë se Sabiani nuk e ka problem këtë marrëdhënie, pra që kanë folur në emër të tij.

Luizi tha se ai e ka thënë këtë gjë, duke marrë parasysh se është artist. Sabiani u shpreh se të qenurit artist, nuk do të thotë që nuk e “vuan” këtë pjesë.

Luizi i tha Sabianit se vajzat si Keisi, numërohen me gishtat e dorës në Shqipëri, duke nënkuptuar që janë shumë të rralla.

Ai shtoi se mentalieti të vret e të sakaton. Luizi i tha Sabianit se e pa që ai ishte shumë i prerë kur hyri në fillim. Sabiani tha që u “shkarkua” në momentin që Keisi nisi të qante.

Sipas Luizit, Kristi e nuhati menjëherë situatën dhe tha se ai dhe Keisi kishin bërë diçka gabim në shtëpi, prandaj Sabiani kishte atë reagim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)