U shkarkua nga detyra, gjyqtari Lazaj zbulon paktin e thyer me PS

Pëlqej
Artan Lazaj u shkarkua sot nga Komisioni i Përkohshëm i Kualifikimit duke bërë kështu që ai të mos jetë më gjyqtar i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, në debat e sipër në rrjetet sociale me Vasilika Hysin, Lazaj zbulon edhe një pikë të errët të Reformës në Drejtësi.

Ai thekson se kishte patur një pakt me socialistët, të cilët duhej të ndikonin tek komisioni për t'a konfirmuar në sistemin e drejtësisë.

"Vasilika Hysi, sa më ke zhgënjyer. Më kërkuat ndihmë për Reformën në Drejtësi. Më premtuat që për këtë ndihmë të vyer do të informohej edhe KPK, por asgjë nuk kishit bërë asnjëri nga ju", shkruan Lazaj duke zbuluar kështu pazaret që bëhen nën emrin e madh Reforma në Drejtësi. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori