U shërua nga COVID-19, politikani shqiptar zbulon shifrën që i kushtoi virusi
Politikani i njohur Neritan Caka, i cili fitoi betejën me COVID-19, ka rrëfyer edhe një anë të errët të kësaj sëmundjeje, kostoja monetare.

Ai ka thënë në Shqipëria LIVE shifrën që ka harxhuar për t'u shëruar nga virusi, teksa qëndronte në shtëpi.

Caka zbuloi se për mjekimin në shtëpi, duke përfshirë, aparaturat, ushqimet, medikamentet, ka shpenzuar plot 5 mijë euro. Caka “akuzoi” qeverinë se ajo nuk po kujdeset për qytetarët e sëmurë. Politikani tha se ka bërë tamponin tek ISHP-ja dhe ajo rezultoi negative, kur ndërkohë ai së bashku me bashkëshorten merrte frymë me ndihmën e oksigjenit.

“Kostot e familjes unë llogaris çdo gjë, ushqimin, aparaturat, medikamentet është 5.000 euro. Kjo është e ardhmja për çdo familje shqiptare. Baza është përgatitja e shtetit për t’i mjekuar të sëmurët në familje. Këto duhet t’i mundësojë shteti. E gjithë shuma varion tek 100 milionë euro, por shteti i ka. Gjysmat i ka marrë nga BE-ja dhe i ka, ndërsa të tjerat duhet ti heqë nga aventurat e tuneleve dhe super rrugëve.

Nëse do të ishte kjo garanci nuk do të kishin vdekur kaq njerëz. Një i sëmurë në Covid, është i sëmurë psikologjik në rrallë të parë. Unë një ditë më parë kam qenë shëtitje tek liqeni, të nesërmen me temperaturë dhe më pas me oksigjen”, u shpreh politikani.

Shtuar më 09/10/2020, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori