E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
U rrëzua teksa po filmonte Bashën, Peka: Operatori kaloi një gjendje lipotimie (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në studion e “Syri Tv”, ku dha një intervistë mbi situatën politike në Shqipëri. Teksa ishte përballë Cim Pekës, në studio ka ndodhur një incident.

Teksa kreu i opozitës po thoshte se Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar, një zhurmë e ndërpreu intervistën.

Në këtë moment u rrëzua dollapi i studios dhe gjithçka u dha në kamera.

Të dy si Peka ashtu edhe Basha ndërprenë fjalën dhe panë njëri-tjetrin në sy. Vetë drejtuesi i emisioni u ngrit për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe më pas u ndërpre transmetimi ‘live’.

Peka u shpreh se shkak ishte problemi teknik, duke shkaktuar një gjendje lipotime (të fikti) te operatori që po filmonte Bashën.

"Incidenti"!!! Igli, "operatori" i Bashës në emison kaloi një gjendje lipotimie ku për pasojë u rrëzua dhe ra mbi kamera e ekranet e skenografisë. Tani është shumë mirë dhe gati për intervistën e radhës me Edi Ramën në studion e "Syri Tv"", tha Peka.


Shtuar më 23/08/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori