Dyshohet si informator i atentatorit, fjalët e fundit të anglezit pas vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

Një shtetas anglez është në verifikim për vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj ndodhur 5 ditë më parë, në lokalin e tij “CORAL” në Shëngjin.

Ai ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi shtetasi anglez, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë i shqetësuar dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri. “Nuk do të kthehem më kurrë në Shqipëri”, ka thënë ai mes të tjerash.

Nga verifikimet e sistemit TIMS, anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14 prill dhe është larguar mbrëmjen 19 prillit disa orë pas ngjarjes. Në Shqipëri ka qëndruar 5 ditë. Pas vrasjes së biznesmenit Nikulaj, anglezi përdori dy taksi për të shkuar në aeroportin e Rinasit, fillimisht mori taksinë e parë nga Shëngjini në Fushë-Krujë dhe taksinë e dytë nga Fushë Kruja në Rinas./albeu.com/