U rikthye pasi ruajti votat e PS-së, historia e policit pervers në Shkodër
Ditën e sotme opinioni publik është tronditur nga një denoncim i një nëne ku shprehej se polici B.B i kishte ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Nëna e minorenes ka publikuar edhe videon ku B.B i tregonte organin gjenital vajzës së mitur nëprmjet celularit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për policin në fjalë i cili është vënë në pranga pas denoncimit.

Mësohet se ai vite më parë në 2008 ishte shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë ku më pas pasi ka punuar si fatorino në linjën Shkodër-Koplik.

Por me ndërrimin e pushtetit B.B është rikthyer në detyrë. Gjtihashtu mësohet se polici pervers në vitin 2015 ka qenë dhe komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në qarkun e Shkodrës.

Kujtojmë se B.B ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërkohë që së fundmi ishte bërë dhe gjysh,por kjo se ka ndaluar të bëjë veprime të turpshme dhe denigruese me vajzën e mitur./ albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori