Në një kohë kur të gjithë ishin të shqetësuar lidhur me fatin e tij, bosi i Alibabës, Jack Ma, ka bërë daljen e tij të parë publike, ndërkohë që perandoria e tij e teknologjisë vazhdon të përballet me sfida nga rregullatorët kinezë.
Sipas mediave të huaja, bashkëthemeluesi miliarder i
Alibaba u rishfaq të mërkurën në një
video të publikuar në internet nga
Tianmu Neës, një filial i gazetës zyrtare të qeverisë
Zhejiang.
Provinca
Zhejiang është shtëpia e Hangzhou, qyteti ku është vendosur
Alibaba. Ai nuk ishte shfaqur në publik dhe as nuk kishte postuar në media sociale që nga fundi i tetorit, pak më shumë se një javë para se filiali financiar i
Alibaba, Ant Group, të planifikohej të renditej në bursat e Shangait dhe Hong Kongut.
Në
video, për të cilën
Tianmu News thotë se u realizua të mërkurën në mëngjes, Ma shfaqet duke folur me dhjetëra mësues në Kinën rurale për një ceremoni çmimi që përkon me festën kineze, Festivalin Laba.
Ma, një ish-mësues anglishteje, e ka bërë arsimin një përparësi kryesore për fondacionin e tij dhe ai ka rritur përpjekjet e tij filantropike vitet e fundit.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 09:19