U qëllua me shuplakë nga Salianji, reagon Ralf Gjoni
Mbrëmjen e djehsme në një emision televiziv, tensionet e një debati në sudio mes ish-deputetit të PD-së Ervin Salinji dhe deputetit të ri të LSI-së, Ralf Gjoni, degradoi deri në konfrontim fizik.

Në mediat online u shpërndanë informacione se në momentin që kanë dalë nga studioja e emisionit Ervin Salianji në debat e sipër ka qëlluar me shuplakë deputetin Gjonaj.

Lidhur me këtë sherr ka reaguar në mënyrë indirekte pa përmendur emra, pak minuta më parë deputeti i LSI-së Gjoni.

“Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve.Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë.”është shprehur Gjoni.

Ai ka shkruar gjithashtu se ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes ndryshimit të sistemi zgjedhor, një kërkesë kjo e hedhur me ngulm nga opozita e re.

Statusi i Plotë i Ralf Gjonit:

IDETË NË PARLAMENT – MUSKUJT NË RRUGË!

Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë.

Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre.

Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament!
Shtuar më 19/04/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori