Tronditet Franca, 29-vjeçarja përfundon në koma pasi u për*dhunua brutalisht dhe torturua me fshesë nga 18-vjeçari

Shoqëria franceze është tronditur pas përdhunimit të një 29-vjeçareje në Cherbourg, në veriperëndim të vendit.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar i quajtur Omar. N.

Viktima e sulmit brutal seksual është ende në koma pasi u përdhunua dhe u torturua nga autori, i cili tani po hetohet edhe për sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2022.

Sipas Daily Mail, sulmi ndaj 29-vjeçares ndodhi më 4 gusht, kur Umar N. hyri në shtëpinë e saj, e kapi për qafe dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup.

Orët që pasuan ishin makth për gruan, e cila u përdhunua, u torturua vazhdimisht me fshesë dhe u braktis në banesën e saj nga 18-vjeçari i çoroditur.

Ajo u gjet me brinjë të thyera, zorrë të shpuar dhe lëndime të tjera të rënda në organet e brendshme.

Pas sulmit brutal, gruaja arriti të marrë në telefon dhe të thërrasë një ambulancë, e cila e dërgoi menjëherë në spitalin Pasteur në Cherbourg.

Atje, ajo iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Sipas mediave lokale, të cituara nga gazeta britanike, mjekët dhe infermierët që panë viktimën ishin aq të tronditur nga brutaliteti i sulmit sa disa shpërthyen në lot.

11 ditë më pas dhe teksa gruaja qëndron në gjendje kome, dalin në dritë detaje tronditëse për 18-vjeçarin, i cili kishte shqetësuar disa herë policinë në të kaluarën.

18-vjeçari ishte dënuar pesë herë nga gjykatat për të mitur për sjellje të dhunshme dhe shkatërrim prone.

Në vitin 2019, ai ishte akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur në shkollë, por rasti nuk kishte ecur për shkak të mungesës së provave, siç raporton BFMTV.

Një burim policor ka treguar për Le Figaro se 18-vjeçari po hetohet për një sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare që ndodhi vitin e kaluar, pa u dhënë më shumë informacion se kur është bërë denoncimi specifik.

Policia e identifikoi Uman N. nga shenjat e gishtave  që kishte lënë në shtëpinë e viktimës. Me teknologjinë moderne të gjeolokacionit, ata kanë konstatuar se ai ka qenë në shtëpinë e 29-vjeçares në momentin e sulmit, bazuar në celularin e tij.

Më pas ata arrestuan të riun në banesën e nënës së tij.

Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari “nuk ka shfaqur asnjë gjurmë ndjeshmërie apo pendimi” për viktimën dhe ka mohuar gjithçka, derisa është informuar se autoritetet i kishin gjetur gjurmët e tij në shtëpinë e 29-vjeçares.

Para se të binte në koma, viktima e sulmit thuhet se u tha oficerëve se e kishte parë të riun në qytet, por nuk e njihte personalisht./Albeu.com/

 


Shtuar 16.08.2023 07:48