25-vjeçari, Xhuljano Muça i cili u plagos një ditë më parë nga kunati i tij në Vlorë është arrestuar nga policia.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën
penale “Dhunë në
familje”. Sipas policisë Muça akuzohet se ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses, së tij që është edhe motra e autorit të plagosjes si dhe ndaj babait të tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë
zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Zbardhet dhe dokumentohet plagosja me armë
zjarri e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Policia ka vënë në pranga dhe 25-vjeçarin e dëmtuar, për veprën
penale “Dhuna në
familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë
zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat
penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në
familje, ku shtetasi Xh.M ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj
shtetasit A. K., 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Vlorë (familjarë të autorit të ngjarjes,
shtetasit K.K).
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Xh.M, për veprën
penale “Dhuna në
familje”.
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprat
penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”
shtetasit N. H., K.H., F. H., (familjarë të
shtetasit të dëmtuar M. H), pasi këta të fundit kanë dhunuar banesën dhe kanë kanosur shtetasin A. K dhe familjarët e tij.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë
zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Shtuar më 01/01/2021,
ora 11:43