"U plagos me plumb"! Çfarë u gjet në këmbën e të riut që lau në gjak bulevardin (FOTO LAJM)

Gjaku i një prej protestuesve të opozitës që lau pllakat e bulevardit para Kuvendit ka shkaktuar mjaft debat dhe akuza mes palëve.

Opozita pretendon se u qëllua me plumb, kurse Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një grafi të një këmbë duke theksuar se bëhet fjalë për të riun që u dëmtua dje.

Ministria thekson se nuk bëhet fjalë për plumb në këmbë, por se është dëmtuar nga fishekzjarret që janë hedhur gjatë protestës. /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori