U përplas me tabelën e rrugës, vdes 56 vjeçari
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi i identifikuar si Agron Memishaj, rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motor, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka nderuar jetë.

“Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi A.M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motor, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës, lidhur me ngjarjen. /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori