U përplas me policisë, lirohet avokati në Lezhë
Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua dy ditë më parë për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave të policisë është lënë i lirë nga gjykata e Lezhës.

Për avokatin gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku avokati po merr mjekim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.


Shtuar më 29/10/2020, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori