U përmend nga Berisha, kush është burri i Marsidës, molla e sherrit që tronditi Kavajën
Dëshmia e Marsida Qatjës, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur ka zbardhur shumë nga detajet e ngjarjes që tronditi Kavajën.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.

Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte "pjesë e bandës së Elvis Roshit".

Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin.

Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend. /ancnews.al/
Shtuar më 10/10/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori