U përfol për video kompromentuese me zv.ministren, Meta del në krah të ambasadorit dhe kërkon hetim
Në rrjete sociale vetëm pak kohë më parë u përfol për një video kompromentuese mes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe zv.ministres Kuko. Për këtë cështje ka reaguar editën e sotme edhe presidenti Ilir Meta me anë të zëdhënësit të tij, Blushi.

Ai ka deklaruar se kreu i shtetit sot e ka marrë vesh si lajm, ndërsa e dënon me ashpërsi.

“Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”, theksohet në mesazhin e shpërndarë nga Tedi Blushi.

Për këtë video të përfolur, në media të ndryshme kanë reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe zëvendës ministrja. Ambasadori Soreca është shprehur se lajmet janë të rreme ndërsa zbuloi edhe arsyen pse nuk reagoi publikisht. “Sepse nuk doja që ti jepja rëndësi lajmeve të rreme. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2020, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori