U nis nga Orikumi, kapet gomonia me 400 kg drogë në Otranto
Policia italiane sekuestroi rreth 400 kg marijuanë sot në veriOtrantos. Operacioni anti-drogë u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guarda di Finanza-s.

Pas sinjalizimit të Policisë së Shtetit, mëngjesin e ditës së sotme në veriOtrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finannza se Pulias ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë.

Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët per disa ore, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.
Shtuar më 01/01/2017, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori